Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas vendimit të autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për të ndaluar udhëtimin dhe përjashtuar nga sistemi financiar britanik anëtarët e rrjetit kriminal “Krasniqi”, të përfshirë në kontrabandimin e njerëzve dhe falsifikimin e dokumenteve në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Kosovës mirëpret vendimin e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të Regjimit Global të Sanksioneve kundër Migracionit të Parregullt, i cili synon të luftojë rrjetet e krimit të organizuar të imigracionit që operojnë në Ballkanin Perëndimor.
Rasti është duke u trajtuar me prioritet nga Prokuroria Speciale.
Prokuroria Speciale do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe me të gjitha vendet partnere, duke mbetur një aktore konstruktive dhe e besueshëme në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe në promovimin e sigurisë dhe drejtësisë në rajon dhe më gjerë.




