Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami me një postim në facebook ka ironizuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti sa i përket ekonomisë në vend.
Ajo ka thënë se “Kosova mbijeton falë remitancave, ne “eksportojmë të rinjtë në Evropë,” ata me pagat e tyre financojnë konsumin e familjeve në Kosovë”.
Në shkrimin e saj, Bajrami shkruan se deficiti tregtar në shtator të vitit 2025 është rritur për 21.2% në krahasim me shtatorin e vitit 2024.
Bajrami shton se gjatë shtatorit të këtij viti Kosova ka eksportuar 85.8 milionë euro mallëra, ndërsa ka importuar 606.2 milionë euro.





