Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, në takimet e tyre me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë kërkuar që Kosovës ti jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në Komisionin Evropian.
E lidhur me këto kërkesa, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman, ka folur sot rreth aplikimit të Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat.
Koopman ka thënë se Komisioni Evropian do të ishte i gatshëm natyrisht që të përgatiste një mendim rreth aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat, megjithatë Këshilli nuk e ka kërkuar ende një gjë të tillë.
Ai ka këshilluar që Kosova të përqendrohet në këtë drejtim, sepse nëse nuk është plotësisht i angazhuar, është e vështirë të ecet përpara.




