Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në sesionin e liderëve të Berlin Global Dialogue, theksoi rëndësinë e rolit të Kosovës brenda Bashkimit Evropian. Ajo nënvizoi se pranësia e Kosovës në familjen e BE-së sjell një partner që e kupton nga përvoja e parë rrezikun që paraqesin forcat e dëmshme dhe që është e përgatitur të kontribuojë në mbrojtjen e vlerave demokratike.
Osmani gjithashtu vuri në dukje se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të bazohet mbi merita.
Ajo kujtoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke thënë se “nuk ishte vetëm fuqia ajo që kishte rëndësi, por parimi pas saj, ai që shpëtoi jetë njerëzish”.
Osmani theksoi se Kosova qëndron krah për krah me Ukrainën, kontribuon në misionet e NATO-s jashtë vendit dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke e cilësuar këtë si “një detyrë të përditshme për një vend të lindur nga lufta”




