Pas rezultateve jo të mira në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, Juventus ka marrur vendim që të shkarkohet trajneri Igor Tudor.
Tudor i cili u emërua trajner i Juventusit këtë sezonë, nuk ka shfaqur rezultate të mira në fushë.
Juventusi nën drejtimin e Tudor deri më tani ka arritur 3 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje, rezultate që nuk ishin të kënaqshme për drejtuesit e këtij ekipi.
Kohëve të fundit, Tudor e ka lënë shumë pak minuta në fushë Edon Zhegrovën, i cili ishte bomba e merkatos këtë verë.




