Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ende nuk ka marrë një ftesë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për konsultime, pasi të dielën dështoi që të formojë qeverinë e re, raporton Ekonomia Online.
Kurti tutje shtoi se kur nuk arritën të bëjnë 61 deputetë për një qeveri, vështirë se do t’i bëjnë 80 deputetë në pranverën e vitit të ardhshëm.
Sipas tij janë 10 ditë afat për Presidenten, të cilat, në bazë të shenjave, janë veçse ato të zgjedhjeve të reja.




