Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të marr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.
Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjina të forumit, si dhe do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Jacques Delors.
Ndërkaq sonte, Kurti është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit




