Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut kanë hasur mbetje mortore që dyshohet të jenë të viktimave të luftës.
Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe në vendin e ngjarjen kanë dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur shpreh mirënjohje dhe vlerësim të lartë për bashkëpunimin me qytetarët, që me raportimin e tyre kontribuojnë në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.




