Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë vendosur që protestën e radhës për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë do ta organizojnë më 16 nëntor në ora 13:00 para asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media ku ka thënë se në Këshillin e Evropës ka nisur padrejtësia, në momentin që është votuar dhe miratuar raporti i Dick Martyt, i cili më pas u shndërrua në bazë për themelimin e gjykatës speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së.




