Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2613 tiketa trafiku.
Gjatë këtyre 24 orëve, janë raportuar 65 aksidente trafiku, prej të cilave 43 aksidente me dëme materiale dhe 22 aksidente me të lënduar.
Policia e Kosovës gjithashtu ka raportuar edhe për 24 persona të arrestuar, 14 të dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.





