Njohja nga Siria u bë shkak që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të mos jetë e pranishme në Paris, në darkën me liderët botërorë dhe po ashtu në Forumin e Paqes, ndonëse u ftua nga homologu i saj francez, presidenti Emmanuel Macron.
Kështu deklaroi Bekim Kupina, këshilltar për media i të parës së shtetit, i cili tha se Presidentja nuk arriti të udhëtojë në Francë për shkak të takimit trilateral që e pati me Princin e Kurorës, Kryeministrin e Arabisë Saudite dhe Presidentin e Sirisë, që solli njohjen e Kosovës nga Siria.
Kupina shton se Presidentja dhe Zotëria i Parë janë falënderues ndaj Presidentit Macron dhe Zonjës së Parë Brigite Macron për ftesën dhe mbështetjen e vazhdueshme.




