Sot është hedhur shorti për kualifikimet e Botërorit të Femrave 2027 që do të mbahet në Brazil.
Në këtë short, Kombëtarja e Femrave të Kosovës është vendosur në Ligën C, në grupin C2, ku do të përballet me Kroacinë, Bullgarinë dhe Gjiblartarin.
Kualifikueset janë i njëjti format si Liga e Kombeve me ekipe të ndara në tri liga, Liga A me 16 ekipe, Liga B me 16 ekipe dhe Liga C me 21 ekipe.
Në Botërorin e Femrave 2027, UEFA do të ketë 11 vende në grupe, me një vend shtesë në rast të “play-off”-it në FIFA Intercontinental.





