Nisma Socialdemokrate përmes një komunikate, ka thënë se vendi ndodhet në një ngërç të paprecedentë institucional si rezultat i mungesës së vullnetit politik për marrëveshje dhe vendimmarrje të përgjegjshme, dhe si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme për zgjatjen e pushtetit pa shumicë parlamentare dhe pa legjitimitet politik.
Sipas tyre sot është e qartë për të gjithë: Kuvendi i Kosovës nuk ka shumicë, dhe zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja.
Ky reagim erdhi pak kohë pasi VV-ja zgjodhi Glauk Konjufcën si mandatar.
Nisma Socialdemokrate fton Presidenten të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rrezikojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme.
Tutje thuhet se roli i Presidentes është të garantojë unitetin kushtetues dhe të sigurojë funksionimin demokratik të shtetit, jo ta shtyjë vendin drejt bllokadës.





