Pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën 2025, ka reaguar edhe Agjencia për Informim dhe Privatësi, duke e vlerësuar pozitiv raportin.
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2025, sipas drejtoreshës së AIP-së, vlerëson se korniza ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale në vend është kryesisht e harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian.
Në raport theksohet se Agjencia për Informim dhe Privatësi ka përmirësuar ndjeshëm performancën e saj gjatë vitit të fundit, përfshirë lansimin e një platforme digjitale që shërben si mekanizëm mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave personale.
Megjithatë, raporti nënvizon se kapacitetet institucionale të Agjencisë mbeten të kufizuara, duke kërkuar forcim të mëtejshëm të resurseve njerëzore dhe teknike për të siguruar mbikëqyrje më të plotë dhe efektive në këtë fushë.






