Sonte do të luhen ndeshjet tjera të xhiros së katërt të fazes së ligës në Ligën e Kampionëve.
Në dy ndeshjet që do të luhen nga ora 18:45, Chelsea do të përballet me Qarabag si mysafir dhe Pafos e pret Villarealin në shtëpi.
Ndërkaq ndeshjet tjera vijuese do të luhen nga ora 21:00.
Derbi i kësaj nate do të luhet në Angli ku Manchester City e pret Borussia Dortmundin në një përballje interesante.
Në Holandë Ajax do ta pret gjigantin turk Galatasaray, një përballje jo e lehtë për holandezët.
Benfika në anën tjetër e pret Bayer Leverkusenin, Atalanta udhëton drejt Francës për përballjen me Marseille, Newcastle United pret në shtëpi Athletic Bilbaon.
Barcelona sonte ndeshet në shtëpi me Club Brugge, ndeshje që pritet ta kalojë me lehtësi, dhe Interi e pret Kairat Almatyn.





