Kompania e hekurudhave Trainkos Sh.A. ka bërë të ditur se studentët në Kosovë, në biletat e trenit do të përfitojnë zbritje prej 50%, me kushtin e vetëm, që të plotësojnë disa kritere të përcaktuara nga kompania.
Sipas njoftimit, studentët duhet të posedojnë kartelën e studentit (ID) për vitin akademik aktual, ose në mungesë të saj, fletëpagesën e semestrit për vitin përkatës.
Tutje në njoftim thuhet se studentët e diplomuar (absolventët) që janë të liruar nga pagesat, duhet të paraqesin një vërtetim nga fakulteti që dëshmon statusin e tyre për vitin akademik aktual.





