Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se nuk beson që letra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është pranuar nga Ekaterina Trendafilova, kryetarja e Gjykatës Speciale.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se nga Qeveria në detyrë duhet të dalin me një dokument dhe të tregojnë se Trendafilova e ka pranuar letrën.
“Unë po dyshoj se fare nuk ka shkuar hiç kjo letër në dorën e Trendafilovës. Ajo letër duhet të protokollohet. A ka protokoll se letra është pranuar nga Specialja? Kabineti i tij duhet të publikojë dokumentacionin se në Gjykatën Speciale është pranuar ky dokumentacion”, ka thënë Gucati.




