KF Dukagjini njofton se Ndue Pergjokaj është emëruar kryetrajner i ekipit të parë, pas largimit të Ismet Munishit
Pergjokaj ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit gjatë kësaj periudhe, ku ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të mirë me grupin dhe mënyrën e punës në klubin tonë.
Ekipi i uron trajnerit Pergjokaj shumë suksese në detyrën e re, me besimin se do të vazhdojë punën me përkushtim dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit.




