Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2433 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 17 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë arrestuar 29 persona, derisa 11 persona janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor si dhe 3 në vuajtje të dënimit.





