Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) sot në orën 11:00 do të mbajë një protestë para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së për shkak të vonesave në pagesat e punonjësve.
Kjo sindikatë thotë se kjo është hera e dytë brenda tre muajve që punëtorët e RTK-së mbesin pa paga, duke përjetuar pasiguri ekonomike dhe duke rrezikuar funksionimin normal të institucionit.
SPERTK thekson se protesta është e karakterit ligjor dhe jo politik, dhe i bën thirrje të gjithë punonjësve të RTK-së të marrin pjesë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre për pagë.
Protesta ka marrë mbështetje nga shum shumë sindikata, asociacione e organizata të ndryshme në Kosovë.




