E nisën rrugëtimin bashkë te Shkëndija e Hajvalisë, por me kalimin e viteve kjo skuadër ndryshoi emrin dhe u bë Prishtina e Re, duke u shndërruar në një nga klubet më simpatike dhe të respektuara në futbollin kosovar .
Megjithatë, kur Prishtina e Re filloi të bënte emër, ndryshimet e brendshme ndikuan në ndarjen e kësaj dysheje .
Boroci mori rrugën drejt Malishevës për të vazhduar rolin e drejtorit sportiv, ndërsa trajneri Elon Berisha u shkarkua pas vetëm pesë xhirove, pavarësisht se skuadra e tij zhvillonte një futboll spektakolar dhe sulmues.
Por tani, historia është gati të përsëritet — Boroci dhe Berisha janë ribashkuar sërish, kësaj radhe te Malisheva .




