Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka akuzuar krerët e shtetit për shkelje të përsëritura të Kushtetutës, duke thënë se gjatë tetë muajve të fundit “zoti Albin Kurti dhe zonja Vjosa Osmani nuk duan të ndiejnë fare për Kushtetutën dhe ligjin”.
Hasani deklaroi për Express, se Presidentja ka shkelur Kushtetutën duke mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë, ndërsa kryeministri në detyrë Albin Kurti është uzurpues i postit të Kryeministrit të Kosovës, sepse nuk mund të mbajë njëkohësisht postin e deputetit dhe të shefit të ekzekutivit.
Sipas tij, moszbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese duhet të sanksionohet penalisht.
Ai paralajmëroi se Kushtetuta dhe ligji janë stërkequr në përmasa të papara në asnjë vend të Evropës – përveç Rusisë.
Sipas tij, përjashtimi i serbëve lokal nga përfaqësimi politik “do të jetë pengesë serioze për integrimin euro-atlantik të Kosovës” dhe rrezikon të çojë drejt “shndërrimit të vetëmenaxhimit në një njësi federale brenda Kosovës”.




