Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë pjesë në Kursin për Administratorë Sportivë, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Akademia Olimpike.
Ky kurs kishte për qëllim zhvillimin e kapaciteteve profesionale të administratorëve të klubeve sportive, me fokus në menaxhimin efektiv të organizatave sportive.
Përfaqësues nga Zyra Ekzekutive e FBK-së dhe klubet e basketbollit morën pjesë në sesione teorike e praktike, duke u certifikuar në fund si administratorë sportivë.





