Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të kësaj partie në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale teksa ka përmendur edhe rastin që i ndodhi me një aktivist të LDK-së, e pa çka tha se “janë disa që edhe kur bëjnë shkelje, luajnë viktimën”.
Sveçla tha se në Prishtinë askush nuk është fituesi, dhe se humbësit janë qytetarët dhe që sipas tij, Përparim Rama nga LDK doli i pari në këto zgjedhje për shkak të një bashkimi apo siç e thotë ai “koalicion i pazareve”.





