Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, duke theksuar se peshën reale politike të partive duhet ta përcaktojë buxheti që ato do të menaxhojnë në nivel lokal, e jo vetëm numri i komunave të fituara.
Cakolli ka argumentuar se “fuqia politike nuk matet vetëm me numrin e komunave, por me madhësinë e përgjegjësisë që secila parti do të mbajë – pra, me buxhetin që do të qeverisë.”
Ai ka bërë përllogaritjet sipas partive bazuar në të dhënat e buxheteve komunale dhe sipas kësaj përllgoaritje del që LDK do të qeverisë rreth një të tretën e buxheteve komunale të Kosovës, PDK dhe LVV kanë peshë të ngjashme dhe AAK ruan pozicionin e qëndrueshëm me komuna të mesme e buxhete solide.





