Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, deklaroi në Pressing në T7 se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) me urdhër të ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, ka shkuar në Mitrovicë për t’i hetuar policët që trajtonin rastin e sotëm për dyshime të keqpërdorimit të votave.
Sipas tij, IPK ka tejkaluar edhe autorizimet e tij. Por, në një reagim për Gazetën Express, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, thotë se ekzistojnë dyshime që policët e përfshirë në këtë rast kanë ndërmarrë veprime hetimore pa autorizim të prokurorit.
Hodaj, tutje deklaron se do të angazhojë hetuesit për të verifikuar këto dyshime.




