Ekipi i karatesë i Kosovës ka fituar nëntë medalje në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, i zhvilluar në Rijekë të Kroacisë.
Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, bëhet fjalë për dy medalje të arta, dy të argjendta dhe pesë të bronzta.
Komiteti Olimpik iu shpreh urime garuesve, trajnerëve dhe Federatës së Karatesë së Kosovës.




