Kombëtarja e Kosovës sot ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji, kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët dhanë maksimumin në fushë, ndërsa Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kryen rigjenerim.
Atmosfera duket e mirë në kampin e Dardanëve dhe përkushtimi i lojtarëve është në nivelin më të lartë.
Kosova këtë muaj do të zhvillojë dy ndeshjet vendimtare në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, kundër Sllovenisë më 15 nëntor në Ljublanë dhe kundër Zvicrës më 18 nëntor në Prishtinë.




