Një atentat me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të marte në afërsi të aeroportit të Rinasit.
Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin që të çon drejt terminalit të pasagjerëve, ku sipas informacioneve paraprake, një automjet luksoz tip “Benz” me targa AB 099 UO është qëlluar me breshëri plumbash.
Nga atentati, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë në vend.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivin e atentatit dhe identifikimin e plotë të autorëve.




