Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rastit me vota në Mitrovicë.
Bajrami ka thënë se kushdo që ka guxuar ta prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg.
Ajo i bën thirrje urgjente KQZ-së, Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese që të veprojnë dhe të sqarojnë atë që ndodhi në QKN në Mitrovicë.
Bajrami ka theksuar edhe se askush nuk duhet të frikësohet për ta zbardhur të vërtetën.





