Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, po vazhdon ditën e tretë të dëshmisë në Hagë, ku po pyetet nga trupi gjykues.
Gjatë dëshmisë së tij, Hill tha se çështja e pavarësisë së Kosovës ishte slogan, të gjithë thonin se ishte qëllimi i tyre dhe nuk mund të gjeje një person që thoshte unë dua vetëm autonomi.
Ai tha se shqiptarët e donin Kosovës Republikë sikur shtetet tjera që ishin shkëputur nga Jugosllavia dhe duke marruar parasysh këtë, filluan të kërkojnë pika kontakti.
Hill foli edhe për Adem Demaçin, për të cilin tha se kishin kontakt sepse ishte një person me ndikimi, por më shumë fliste për veten se për UÇK-në.




