Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha atij se shpreson që kjo të mos jetë një përvojë e keqe.
Hill në përgjigjen e tij tha se ka pasur përvoja edhe më të këqija.
Gjatë fundit të dëshmisë, për dëshmitarin pati disa pyetje edhe avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon.
Për Veselin, dëshmitari tha se nuk e ka parë dhe nuk e di se ku ka qëndruar.
Seanca pritet të vazhdojë pas pushimit me dëshminë e dëshmitarit të radhës.




