Një 58-vjeçar ka vdekur ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobërdelan të Suharekës.Viktima e këtij aksidenti është Ismet Bylykbashi, rreth 58-vjeçar.
Lajmin për Sinjalin e konfirmoi edhe Policia, ku bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion.
Shoferi i automjetit vdiq në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja që ishte pasagjerë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë.




