Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin është shënuar një aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar gjithsej 20 aksidente me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2332 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 11 janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor, dhe asnjë person nuk është dërguar për të vuajtur dënimin.





