Sonte nga ora 20:45, Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë lojën kundër Andorës, njëra nga dy ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Përzgjedhësi Sylvinho ka theksuar se përballja me Andorrën nuk do të jetë e lehtë, duke e cilësuar kundërshtarin si skuadër të organizuar dhe me mbrojtje të fortë, por ne do të luftojmë me të njëjtin shpirt gare sikur ndaj Anglisë.
Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë në grupin K dhe një fitore ndaj Andorrës dhe humbja e Serbisë ndaj Anglisë në Londër, do të sillte kualifikimin në play-off.




