Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuarit për spiunazh nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Shabani dhe Qerimi ishin arrestuar në qershor të vitit 2024 nën dyshimin për mbledhjen dhe dërgimin e informacioneve dhe dokumenteve tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër.
Përveç këtyre, Qerimi akuzohet edhe për veprën “mbajtje në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armës”.




