Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka mohuar zërat se pas dorëheqjes së Krasniqit nga posti i kryetarit të kësaj partie, ka përçarje brenda PDK-së.
Ai tha se nuk ka përçarje, sepse PDK mbetet unike si brenda Kuvendit ashtu edhe jasht tij.
Ndërsa sa i përket qëndrimit të tyre për formimin e Qeverisë, Nura tha se qëndrimi i tyre dihet, njëzëri nuk do ta përkrahin Qeverinë Kurti apo Konjufca sepse nuk i meritojnë votat e tyre pas vonesave të krijuara.




