Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shkruar për gjendjen aktuale politike në vend.
Ai thotë se kanë mbetur edhe gjashtë ditë afat për Konjufcën që të prezantoj kabinetin e tij qeveritar dhe të kërkojë besimin e Kuvendit, mirëpo sipas tij, gjasat për formimin e Qeverisë janë minimale.
Sipas Jakajt, Konjufca nuk kërkon koalicione të reja por vetëm mirëkuptim nga deputetët për votimin e qeverisë së tij, në ndërkohë, vendi mbetet pa buxhet për vitin e ardhshëm, pa disa buxhete komunale, pa ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të Planit të Rritjes së BE-së dhe pa miratuar buxhetin për RTK-në.
Ai thotë se zgjidhja reale do të ishte një marrëveshje politike për një qeveri teknike me mandat të kufizuar, pasi që sipas tij, vonesat për votimin e qeverisë tregojnë mungesë votash për Konjufcën nga deputetët.





