Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të komunave, janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.
Ai tregon se rreth 2 mijë e 570 janë refuzuar dhe nuk do të përfshihen në numërim, pasi në shumicën prej tyre, në 2 mijë e 500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument unik që votuesit e pranojnë nga KQZ kur të regjistrohen.
Sipas Elezit, më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13,084 pakove të supozuara me fletëvotime dhe deri më tani, pjesa më e madhe e tyre janë sjellur në Kosovë.




