Sekretari Shtetëror për Punë të Jashtme i Zvicrës, Alexandre Fasel, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Soerensen, ku ka theksuar rëndësinë e përparimit të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Në një postim në X, Fasel ka nënvizuar se përparimi i mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor.
Ai ka shtuar se Zvicra mbështet përpjekjet e BE-së, dhe ofron platforma për dialog




