Një rast i dëmtimit të vagoneve ka ndodhur së fundi në Stacionin Hekurudhor të Hanit të Elezit ku vagonët e sapo-riparuar janë dëmtuar ditën e sotme.
“Trainkos” ka reaguar pas rastit, ku ka kërkuar nga organet kompetente hetim të plotë dhe ndëshkim të përgjegjësve.
Ata thonë se që nga fillimi i projektit dëmet janë shumë të mëdha dhe shtojnë se rikuperimi i plotë do të kërkojë vite.
Sipas tyre, vagonët janë riparuar me një investim prej 423,000 euro, nga buxheti i Republikës së Kosovës, dhe ende pa u vënë në operim janë dëmtuar sërish.
Aktualisht, “Trainkos” thotë se transportimi i pesë vagonëve është i pamundur, pasi linja Fushë Kosovë – Hani i Elezit mbetet e mbyllur.





