Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar klimën politike të krijuar në Kosovë, për të cilën tha se më herët Kosova merrej si shembull.
Ai tha se më herët Shqipëria ka qenë keq në këtë drejtim ku njerëzit e urrenin njëri-tjetrin dhe tha se edhe në Kosova ka nisur kjo të ndryshojë pak, duke shtuar se s’duhet të quhet krim gjithçka që bën opozita.
Bosch foli edhe për dëmin që po i’u shkaktohet qytetarëve nga moskrijimi i institucioneve, duke thënë që shumë procese nuk mund të nënshkruhen duke shtuar që ka dëgjuar edhe biznesmenë që thonë se janë në pritje të kontratave, por askush nuk është i autorizuar t’i nënshkruajë, pasi qeveria është vetëm kujdestare dhe nuk ka kompetencë për vendime të tilla.




