VLEN i ka reaguar Bashkimit Demokratik për Integrim për raportin e progresit të Komisionit Europian duke thënë se BDI ndër vite e kanë bllokuar progresin e vendit drejt BE-së.
Sipas VLEN, Arbër Ademi dhe BDI pas dy javëve nga debakli në zgjedhjet lokale dhe publikimi i raportit, sot dalin të tregojnë shqetësimin e tyre të improvizuar në lidhje me rrugën drejt BE-së duke shtuar se janë vetë BDI-ja që e kanë bllokuar për shumë vite.
Tutje në reagimin e tyre thuhet se BDI në zgjedhjet lokale u bashkua me ata që janë anti-Nato dhe anti-BE dhe harruan Evropën ndërsa sot pasi humbën disa komuna i’u kujtohet Evropa.
VLEN thotë se gjetjet në raportin e KE-së janë pasoja të akumuluara gjatë keqqeverisjes shumëvjeqare dhe jo të 12 muajve të fundit.





