Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë sot “Urdhrin e Lirisë” për Harry Bajraktarin, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Ajo theksoi se Bajraktari qysh në vitet e para ka bashkëpunuar ngushtë me Presidentin Historik Dr.Ibrahim Rugova, duke e përfaqësuar kauzën e Kosovës para institucioneve amerikane në një periudhë tepër të ndjeshme për Kosovën.
Osmani vlerësoi rolin historik të tij, duke thënë se për më shumë se tre dekada, Bajraktari ka qenë zëri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo shton se Bajraktari ishte një mbështetës i palëkundur i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare.





