Ish-gjenerali suprem i NATO-së, Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ai u pyet rreth strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Clark tha se UÇK-ja nuk kishte veti komanduese dhe kontrolluese, madje as vëzhguesit që ishin në mes kufirit të Shqipërisë dhe Kosovës nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme.




