Në Raportin e Progresit 2025, Komisioni Evropian ka dhënë vlerësimin më të ashpër të viteve të fundit për gjendjen e lirisë së shprehjes në Kosovë, duke evidentuar 70 raste sulmesh, kërcënimesh dhe pengesash ndaj gazetarëve, përfshirë edhe një padi SLAPP. Sipas raportit, situata është alarmante dhe institucionet përgjegjëse kanë dështuar të ofrojnë mbrojtje efektive.
Sië shkruan gazeta Insajderi, Komisioni përshkruan një peizazh mediatik të brishtë, gazetarë të pambrojtur dhe institucione të bllokuara. Asnjë nga rekomandimet e vitit të kaluar nuk është zbatuar, ndërsa presioni politik vazhdon të ngushtojë hapësirën e lirisë së shprehjes.
Komisioni Evropian rithekson se të gjitha rekomandimet e vitit të kaluara nuk janë zbatuar.
Kosova duhet të rrisë kapacitetet e prokurorisë, gjyqësorit dhe policisë në trajtimin e rasteve;
Kosova duhet të miratojë protokolle të sigurisë dhe mekanizma të reagimit të shpejtë;
Kuvendi duhet të miratojë Ligj të ri për KPM-në dhe rishikim i Ligjit për RTK;
Kuvendi duhet të emërojë pa vonesa bordet e KPM-së dhe RTK-së, si dhe kjo e fundit drejtorin e RTK-së.
Raporti tregon edhe për 70 raste sulmesh, kërcënimesh dhe pengesash ndaj gazetarëve, përfshirë një padi SLAPP.




