Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se seanca e Kuvendit e thirrur për orën 11:00 është antikushtetuese dhe përpjekje për përmbysjen e rendit kushtetues në vend.
Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti për, siç thotë, uzurpim të institucioneve shtetërore dhe zvarritje të proceseve përmes ushtruesve të detyrës.
Behrami shtoi se Kurti është ridëshmuar si njeri që bën hile, një hileqar që nuk respekton rregulla, ligje, norma dhe nuk respekton kushtetutën.




