Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të formohen komisionet parlamentare në mënyrë që të votohet buxheti për vitin 2026.
Ai thotë se pavarësisht nëse ka qeveri në detyrë apo jo, komisionet duhet të formohen sepse kanë rol të qëndrueshëm dhe institucional.
Kurti shtoi se çështjet që presin trajtim nga komisionet janë: Buxheti për vitin 2026, buxheti për RTK-në, buxheti për vitin 2025 për Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun, plani i rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshjet me Bankën Botërore.




