Trembëdhjetë persona janë vrarë nga një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh palestinezë në Libanin jugor të martën, raportuan mediat shtetërore dhe zyrtarë qeveritarë.
Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve, sulmi me dron goditi një makinë në parkingun e një xhamie në kampin e refugjatëve Ein el-Hilweh, në periferi të qytetit bregdetar Sidon. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 13 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga sulmi ajror, pa dhënë detaje të tjera, raporton AP.
Ushtria izraelite tha se kishte goditur një kamp stërvitor të Hamasit, që po përgatitej për një sulm kundër Izraelit dhe ushtrisë së tij ndërkaq shtoi se ushtria izraelite do të vazhdojë të veprojë kundër Hamasit kudo që operon ky grup.




