Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku, ka folur sot për herë të parë në Kuvend lidhur me hetimin nga SPAK.
Teksa mori fjalën, opozita e braktisi sallën e Kuvendit, megjithatë, ajo iu drejtua duke thënë se vetë opozita është me dy standarde për SPAK-un.
Më tej, Balluku tha se nuk do të komentojë çështjen përderisa ajo është në hetim, duke thënë se derisa e vërteta të merr formën e prerë, cilado qoftë ajo, e mbështet reformën në drejtësi edhe kur preket personalisht.




